Pasioni në çift është shuar? Ja si ta ktheni atë!

Pasioni në çift është shuar? Një sekret për rindezjen e tij vjen nga kuzhina. Gjatë raportit të tyre çiftet kalojnë disa periudha krize, për të cilat synohet kalimi përmes dhuratave, udhëtimeve, të brendshmeve etj.

Sipas një sondazhi të “Polli Cooking Lab”, në të cilin u përfshin 90 ekspertë në seksologji dhe psikologë, u arrit në përfundimin se më shumë se në dhomën e gjumit, pasioni ndizet në kuzhinë.

Ekspertët thonë se duhet të jenë pikërisht burrat, sepse në shumicën e rasteve dëshira bie te femrat, ata që duhet të joshin partneren e tyre.

Një burrë me talent të spikatur në kuzhinë është i aftë të habisë partneren e tij, duke ndezur edhe anën intime të saj.

Për 73% të ekspertëve mashkulli në kuzhinë, mundësisht me përparëse përbën një objekt shumë joshës për femrën. Këshillohet që çiftet ta bëjnë pazarin bashkë, sepse është një moment që i bashkon më shumë çiftet dhe u zgjon ndjenjat.

Gatimi gjithashtu duhet të bëhet bashkë, pasi provimi i asaj që përgatitet dhe servirja është një moment esencial për ndjenjat.

Kujdes i veçantë duhet treguar edhe aspektit estetik në tavolinë, ndërsa darka duhet shoqëruar me prekje romantike, pse jo edhe me drita dhe lule të freskëta.

Mos harroni të fikni televizorin, të vendosni në sfond një muzikë të duhur dhe të pini verë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button