RDK ngushëllon ambasadorin Wohlers

Ngushëllimeve të shumta drejtuar autoriteteve amerikane për rastin tragjik të së premtes të ndodhur në Newtown, Connecticut, iu është bashkangjitur ditën e sotme edhe kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Rufi Osmani.

Ai nw telegram ngushwllimin drejtuar ambasadorit të SHBA-së në Shkup, Paul D. Wohlers shkruan se Ngjarja tragjike në Newtown, Connecticut, në të cilën humbën jetën 26 qytetarë amerikanë ishte një lajm i dhimbshëm dhe i tmerrshëm i cili tronditi jo vetëm popullin amerikan, por të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anembanë rruzullit tokësor.

“Populli shqiptar bashkëndjen dhimbjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre dhe u bashkohet lutjeve të popullit amerikan që shpirtrat e viktimave të pafajshëm të këtij akti trishtues, ndërmjet të cilëve 20 ishin fëmijë, të gjejnë prehjen e merituar”.

“Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjarëve të viktimave,me dëshirat që tragjedi të këtilla të mos ju përsëriten kurrë”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button