Besimi: Nuk kemi punuar mjaftueshëm për marrëdhëniet ndëretnike

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi konsideron se të gjitha problemet që ndodhin në këtë periudhë janë pasqyrë e punës së pamjaftueshme në planin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Nuk do të ndaja një strukturë politike apo ndonjë tjetër, por duhet që në disa momente të jemi vetëkritikues, se kemi punuar jomjaftueshëm, tani flas jo për periudha politike, por përgjitjësisht për marrëdhëniet ndëretnike. Duhet akoma më shumë të punojmë në marrëdhëniet ndëretnike, ky është vetëm një sinjal se Republika e Maqedonisë ka akoma punë për përmirësimin e marëdhënieve ndëretnike, megjithatë kjo rrugë duhet të kalohet dhe Maqedonia ec në këtë rrugë me të gjitha sfidat që ka. Kjo rrugë është e qartë, kjo rrugë është Maqedonia në BE dhe në NATO”, deklaroi Besimi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO është punë që është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit por këtu nuk ka hapësirë për emocione apo për entuziazëm thekson ministri.

“Kjo është një punë e thejshtë që duhet të gjithë së bashku, qoftë nga partitë politike qeveritare, apo partitë opozitare, ta punojnë punën e tyre dhe ta arrijmë qëllimin”, thotë Besimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button