Ndonjëherë ai nuk …çfarë do të thotë kjo?

Nuk është aq e lehtë për një grua që ta kuptojë plotësisht partnerin e saj. Ashtu si edhe për burrat, të cilët e konsiderojnë universin femëror si një gjë mjaft misterioze. Në fakt, gratë kanë shumë vështirësi për të interpretuar atë që bëjnë partnerët e tyre, atë që ata thonë dhe atë ç’ka nuk e thonë. Por këtu mund të gjeni  një udhëzues të shpejtë për të shmangur keqkuptimet dhe për të forcuar lidhjen tuaj në çift.

1) Thotë “Të dua” përmes veprimesh 

Burrat priren për të mos i shprehur ndjenjat e tyre me fjalë. Preferojnë më mirë të veprojnë, për të bërë diçka në lidhje me të, si t’ju ndihmon ë me punët e shtëpisë, apo t’ju dhurojnë qoftë edhe një tufë me lule. “Të dua” e një mashkulli, është në fakt, çdo gjë që ai bën për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme.

2) Ju dëgjon edhe në heshtje 

Edhe pse ata shpesh janë të heshtur, mjafton mënyra si ju dëgjojnë kur flisni, që të arrini të kuptoni sesa ju do vërtet një mashkull. Duhet të dini se ata kanë tendencë për të të ndjekur dhe dëgjuar në heshtje.

3) E forcon marrëdhënien pa ua thënë

Më shumë se përmes mendimeve apo ndjenjave, meshkujt kanë tendencën për t’i konsoliduar marrëdhëniet e tyre duke ndarë diçka shumë personale me ju, si një pasion, një interes, apo edhe seksin.

4) Ka nevojë për hapësirat e tij

Të ndajë gjëra shumë personale me ju, është thelbësore për një mashkull. Por mos harroni, se ai gjithashtu, ka shumë nevojë për hapësirat dhe gjërat e tij. Të tipit, do muzikën, sportin dhe të pijë një gotë verë me miqtë. Lëreni të lirë për to dhe mos e kufizoni.

5) Mashkulli është krejt si babai i tij 

Nëse një grua dëshiron ta kuptojë thellë partnerin e saj, gjëja më e mirë që mund të bëjë është të njohë më parë  babain e tij. Sepse një mashkull, në çdo marrdhënie në çift që ngre, është njësoj si ai.

6) Mashkulli harron më shpejt 

Krahasuar me gratë, të cilat u bëjnë ballë situatave të vështira ose ngjarjeve të pakëndshme, duke akumuluar brenda tyre shumë ankth, stres dhe depresion, meshkujt  ndalen më pak në to dhe kanë tendencë për të ecur para më shpejt, duke i harruar të gjitha. Nëse ka pasur një ‘luftë’ në çift, gruaja pas 24 orësh ka tendencë ta rinisë bisedën, kurse mashkulli e ka harruar tashmë atë.

7) Ka nevojë për gjëra të drejtpërdrejta 

Një grua që dëshiron të kuptohet mirë nga partneri i saj, duhet t’i drejtohet atij me mënyra të drejtpërdrejta. Mos u përpiqni të vini anës e pas anësh me argumenta, por më mirë folini qartë dhe drejt.

8) I pëlqen të jetë i vlerësuar për atë që është
 
Nëse një grua duhet t’i tregojë burrit të saj vlerësimin për atë që ai di të bëjë më mirë. Studimet tregojnë për se nëse një grua e mburr mashkullin për atë që është, atëherë ai do ë jetë më i dashur ndaj saj.

 9) Mendon për seksin më shumë se gratë

Shumica e meshkujve të moshës nën 60 vjeç, mendojnë rreth seksit së paku një herë në ditë (në krahasim me 25% të femrave). Meshkujt i kanë gjithashtu, dy herë më të shpeshta edhe fantazitë e tyre erotike.

10) E merr iniciativën më shpesh në seks

Duhet ditur nga gratë, se mashkulli është ai që e merr më shpesh iniciativën për të kryer raport seksual. Prandaj, nuk duhet të mërzitet për këtë, e kanë në genetikë.

11) Ka raste kur s’duan fare të kenë marrëdhënie seksuale

Për gratë mund të tingëllojë e çuditshme, edhe e pamundur madje, por është tamam kështu. Edhe meshkujt kanë raste kur s’duan fare të kenë marrëdhënie seksuale. Juve mos ia merrni për keq, sidomos kur ai është nën tension nga puna, apo nga pagesa e faturave, borxhet e akumuluara etj.

12) Për mashkullin, ka shumë rëndësi kënaqësia juaj

Edhe pse femrat priren të mendojnë të kundërtën, për meshkujt, kënaqësia e partneres është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye është e rëndësishme që këto të fundit, të dinë ta shfaqin atë dhe t’ia bëjnë qejfin partnerit.

Lajme të ngjashme

Back to top button