E vërteta shekullore

Shekulli ynë do të kujtohet për arritjet e shkëlqyera në shumë sfera. Duhet të jemi krenar për veten tonë. Ne e kemi bërë botën vend më të shëndetshëm – më të këndshme për syrin, më të rehatshëm dhe më interesant. Megjithatë, tërë këto luftëra që dëshmohen në kohën tonë, grumbullimi i arsenalit vdekjeprurës, mendimet djallëzore për qëllime djallëzore të trurit fëmijëror.

Duhet të pranojmë se diku është bërë gabim i madh, ose pothuajse nga të gjithë ne është harruar një fakt i rëndësishëm.Gjëja më e ligë për ne, njerëzit e shekullit njëzet e një, është se jemi të kushtëzuar të ndjejmë se bota është më e mirë, dhe se jemi njerëz më të lumtur sesa mund të kenë qenë paraardhësit tanë gjatë historisë. Por, për ta thënë thjesh, nuk është ashtu. Në një shqyrtim objektiv dhe të hollësishëm, sigurisht se do të vërejmë përreth nesh një çrregullim mendor dhe psikologjik në ngritje, për shkak se mungon përgjigje e arsyeshme dhe bindëse për pyetjen kryesore të të gjithë kohërave: PSE?

Njeriu, që nga fëmijëria ka nevojë të sigurohet se çështjet e botës nuk janë kaotike, se çdo gjë vepron sipas një skeme të përkryer dhe të saktë. Madje, edhe një gjethe vjeshtore vyshket dhe bie në një kohë dhe mënyrë që është përcaktuar me kujdes. Nëse edukimi ynë bazohet në këtë konceptim të mençurisë dhe rendit të përgjithshëm, gjeneratat e ardhshme do të jenë më pak të shqetësuara me çfarëdo poshtërimi apo pakëndshmërie që mund ti godas ata. Frika në botën tonë është e njejtë si në xhungël.

Tani, njeriu frikësohet nga njeriu, sëmundja, vdekja, lufta nukleare, varfëria, tradhtia, vdekja nga uria e të tjera. Është e vërtetë se njeriu nuk mund të largohet nga frika, por frika mund të bëhet më pak e dëmshme nëse përzihet me shpresën. Prandaj, qëndrimet e tanishme duhet të ndërrohen për të mirën tonë. Ekziston një plan komplet – një filozofi për jetën dhe një interpretim i ekzistimit që i është prezentuar njerëzimit nga Krijuesi.

Njeriu bashkëkohor është shkurtpamës, ai e sheh hapin e tij të ardhshëm por jo rrugën përpara, e as vendin ku do të arrijë. Privimi shpirtëror kurrë nuk do të lejojë njeriun që ta ndjejë qetësinë e mendjes (qetësinë shpirtërore). Ai do të provojë ta fshehë urinë e shpirtit të tij me pretendime, grumbullim të pasurisë dhe shumë shpesh agresivitet. Çfarë mund ti jap botës një mendje jo paqësore? Vetëm përmbysje shoqërore dhe shqetësim. Natyrisht, njerëzit kurrë nuk mund të transformohen në engjëj por, mund të kthehen në drejtimin e të qenit më tepër ‘njerëzor’, nëse ruhen karakteristikat thelbësore: morali, shpirtërorja dhe emocionalja. Andaj . . . nëse nuk i shton diçka kësaj bote, je i tepërt në të!!!

Autori është sekretar gjeneral i USSH-së

Lajme të ngjashme

Back to top button