Ti qan

Ti qan e loti vetëtin
Qerpikëve të tu
Elmazi i vesës në agim
Prej vjollcës shket ashtu
Ti buzëqesh, ç’i ëmbël gaz
Shkënditë në sytë e tu
Safiri zbehet n’atë çast
Nga flakë e tyre blu

Purpurn’ e reve ruan ti
Kur dielli perëndon
Dhe errësira pa kufi
Nis botën e mbulon
Kështu edhe vështrimi yt
Djeg retë e shpirtit tim
Le t’erret! Brenda meje ndrit
I zjarrti perëndim!

 

Poezi nga Lord Byron

Lajme të ngjashme

Back to top button