Chelsea “zhytet” në krizë

Chelsea është turpëruar në udhëtim te West Hami me rezultat 3-1, në një sfidë ku Blutë e kanë pasur epërsinë, por ku vendasit e kanë dashur më shumë fitoren.

Pjesa e parë u takoi mysafirëve nga Stamford Bridge. Një asistim të Fernando Torres më së miri e shfrytëzoi Juan Mata, i cili shënoi në minutën e 13-të golin e epërsisë për Chelsean, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ndrysuan gjërat. Harry Redknapp bëri dy ndryshime me të filluar pjesa e dytë dhe në minutën e 63-të Carlton Cole me kokë barazoi për 1-1.

Presioni i vendasve vazhdoi. Dy herë nga vija fatale e larguan topin lojtarët e Chelseat, por kjo nuk mjaftoi, pasi Diame (86’) shënoi për 2-1 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Rezultatin përfundimtar për 3-1 e realizoi në minutën e fundit Maiga, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të në vend të Cole.

Chelsea nuk ka fituar që pesë ndeshje dhe kjo po reflekton në tabelë, pasi Blutë pas 15 javësh kanë 26 pikë, shtatë më pak se sa lideri Manchester United që i shkon Readingut.

Lajme të ngjashme

Back to top button