Defoe kërkon Beckhamin te Spursat

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, e ka quajtur David Beckhamin ‘lojtar fantastik’ dhe publikisht e ka ftuar atë që të shqyrtojë një kalim te White Hart Lane.

“Ai mund të vijë te Spursat nëse dëshiron. Ai është lojtar fantastik dhe mendoj se ai i kontribon futbollit”.

“Nëse flisni për dikë që ka bërë gjithcka në futboll dhe të ketë dëshirë të luajë përsëri, atëherë kjo do të thotë diçka. Ai është legjendë e futbollit”, ka thënë Defoe.

Beckham është i lirë për të luajtur për tri muaj në Evropë pasi deri në mars kampionati amerikan MLS nuk është aktiv. /telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button