Zbuloni se cila pjesë e shtëpisë i prish lidhjet e dashurisë?

Banja është një nga shkaqet kryesore që shkakton zënkat në çift. Gjatë “Ditës Botërore të Tualetit”, ngjarja e dedikuar vendit të higjienës, “Domestos”,  ndërmarrje britanike për prodhimin e produkteve të WC, ka zhvilluar një sondazh ku tregohet lidhja mes tualetit dhe jetës në çift.

Sipas rezultateve të marra nga intervistat, pikërisht tualeti ishte njëri nga shkaqet më të shpeshta të debateve me partnerin, duke bërë që çifti në disa raste të përfundonte në ndarje.

Më shumë se 50% e të intervistuarve pranuan se e përdornin tualetin në prani të partnerit, dhe se kanë menduar disa herë ta ndërpresin lidhjen për shkak të sjelljeve të këqija higjienike të partnerit.

Me shkaqeve të zënkave në tualet siç raporton noa.al është koha e gjatë e zënies së saj, parregullsia, mos pastrimi i bidesë etj.

Në vijim u vu re se rreth 70% e të intervistuarve, historia e të dashuruarve nuk mund të lind fare për shkak të këtyre kushteve higjienike.

Por një rezultat habitës i sondazhit tregon se pikërisht në tualet për 75% të  njerëzve kishin lindur idetë më të mira krijuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button