Carolina Herrera: Thjeshtësi dhe elegancë në të njëjtën kohë, ja se si!

Carolina Herrera është mbretëresha e sofistikimit klasik dhe duket gjithmonë bukur. Ndiqni këshillat e saj të mëposhtme në vijë me shprehjen- pak ndonjëherë është shumë.

Besojini mendimit tuaj

Gjithmonë e dimë më mirë se kushdo se çfarë na shkon. Edhe nëse njerëzit ju komplimentojnë, ndërsa ju urreni çfarë keni veshur, atëherë nuk është e duhura për ju. Është e rëndësishme që të gjeni çfarë ju përshtatet më shumë.

Pika jetike: Një këmishë e bardhë

“E vesh këmishën e bardhë si një jorgan të sigurtë: duket e gjallë në çdo situatë. Kam stile të ndryshme për veshje të ndryshme. Pantallonat shkojnë më shumë me prerje këmishash të stilit mashkullor, dhe për një fund formal ose poshtë gjurit të ngushtë, ju nevojitet këmishë disi më elegante.

Gjallëroni buzët
“Gjithmonë i lyej buzët me një buzëkuq ngjyrë kumbull nga Bobbi Brown. Nuk e kanë nxjerrë më, por kam ende shumë.

Mos harroni rripin

“Vendos shumë të bardhë, të zi, dhe gri, dhe i kombinoj me veshje me ngjyra. Rripi i jep magjinë e fundit të gjithë veshjes.

Veshjen e bëjnë aksesorët
Paratë nuk e blejnë elegancën. Mund të vishni diçka të lirë, të shtoni një shall të bukur, këpucë gri dhe një çantë të mrekullueshme, dhe do të jeni gjithmonë elegante./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button