Todorov: Do të sanksionohen mjekët grevistë!

Nikolla Todorov në një konferencë për shtyp deklaroi se pas grevës së mjekëve qëndron opozita dhe se, në qoftë se greva nuk përfundon javën e ardhshme do të ketë sanksione për grevistët. 

“Në periudhën e kaluar, ishim dëshmitarë të krijimit të një pakënaqësie nga punonjësit shëndetësorë. Përdor shprehjen ‘e krijuar’ për shkak se kjo pakënaqësi ishte krijuar me shumë vëmendje duke synuar arritjen e qëllimit të dëshiruar”, ka deklaruar Todorov. 

Ministri ka porositur LSDM-në se kredibiliteti i partive politike fitohet me zbatimin e reformave, furnizimin e spitaleve me pajisje të reja, ndërtimin e spitaleve, uljen e çmimit të barnave, gjëra të cilat, sipas Todorovit, nuk kanë ekzistuar në kohën e qeverisjes së LSDM-së.

Pasi që dje kërkuan pranim nga kryetari Ivanov dhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot sindikata e pavarur parashtroi kërkesë për pranim edhe deri te kryeministri Nikolla Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button