“Monstra”, Osmani: U takova me familjarët e Azirit që t’u tregoj se as unë s’e di ku ndodhet

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka dhënë dëshmi për rastin “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Osmani përpara trupit gjykues tha se është takuar me familjen e të akuzuarit Haki Aziri, në kohën kur ka qenë dëshmitar i mbrojtur.

“Pas ngjarjes dhe aksionit është ftuar kryesia e partisë. Atje është disktuar dhe janë miratuar disa qëndrime, të cilat unë është dashur t’i transmetoj në opinion. Në një intervistë për një televizion nacioanl, unë është dashur t’i them qëndrimet. Të njëjtën ditë ose të nesërmen, derisa kam qenë në sallë operacioni, në një TV është publikuar një letër nga familjarët e Haki Azirit, në të cilin thuhej që “Le të tregojë Bujar Osmani ku është djali im”. E kisha të rëndësishme që të them se nuk e di ku është. Nëpërmjet njerëzve të cilët janë fqinj, kam kërkuar që të takohem me ata që t’ua transmetoj qëndrimet. Patëm takim, u pranova miqësisht. Ky ishte kontakti i vetëm me familjarët e të akuzuarve”, tha Osmani.

Pas seancës, Osmani tha se jotransparenca e gjykimit solli që BDI të kërkojë rigjykim për “Monstrën”.

“Gjykimi i parë për shkak të ndjenjës së jotransparencës solli deri te mosbesimi në tërë procesin gjyqësor. Është mirë që tani shihet proces transparent ku të gjitha fjalët mund t’i ndjekë opinioni”, tha Osmani.

Sipas tij, BDI nuk ka bërë trysni ndaj gjyqësorit që të akuzuarit të mbrohen në liri.

“Mendoj se ishte shumë e rëndësishme që të përsëritet gjykimi i këtij rastit, pasi që qytetarët nuk besonin. Ne nuk kemi bërë trysni ndaj gjyqësorit”, tha Osmani.

Përndryshe, Haki Aziri u mor si dëshmitar i fshehur, por pasi që i njëjti hoqi dorë nga ky status, i njëjti u akuzua për të njëjtën vepër – terrorizëm.

Aziri gjatë deklarate më 10 janar të vitit 2013 ka thënë se nga 1 deri 7 maji i vitit 2012, kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanit, duke i ka thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Aziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje nëse nuk pranonte që Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

“Kur më arrestuan, inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”, tha Aziri. Ai ka shtuar se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg,

Gjatë rigjykimit, më 23 maj, Aziri tha se ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Lupço Todorovski e ka detyruar ta nënshkruajë dëshminë e pavërtetë për “Monstrën”.

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

LEXO:  DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button