Arbeloa: Reali mund të fitojë titullin

Alvaro Arbeloa është i bindur se Reali i Madridit i ka të gjitha cilësitë për të luftuar për titullin e La Ligës për këtë vit.

Kampionët në fuqi nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, megjithatë Arbeloa beson se madrilenët janë ende në garë dhe mund të rivalizojnë Barcelonën.

“Mendoj se të gjithë i kanë mundësitë për ta ndryshuar situatën, nëse bashkohemi dhe luftojmë së bashku. Është diçka që ka lidhje me ADN e kësaj fanelle, e këtij klubi për të luftuar dhe për të arritur të pamundurën.

Reali i Madridit për momentin renditet në vendin e tretë në La Liga me 26 pikë të grumbulluara, 11 më pak se Barcelona e vendit të parë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button