“Shferc-Komerc”

Ekzistojnë metafora të ndryshme për të përshkruar pamundësinë dhe pafuqinë njerëzore në rrethana dhe gjendje të caktuara. Mua gjithmonë, për analizë, më ka ardhur interesante ajo me doganierin në ndonjë shtet jofunksional. Ky është një zyrtar, në aso shtete, në të cilat policia është aq e rëndësishme, sa që ky funksionar përbëhet vetëm nga një njeri dhe një uniformë. Doganieri kësisoj ekziston dhe e kryen orarin e tij të punës por ai nuk ka forcë ose ingerenca që vërtetë të punojë diç. Kjo shkaku i faktit se në aso shtete, ku nuk sundon ligji, forca dhe ingerencat janë aty ku është sporteli i rryshfetit; e ajo, shpesh, është vetëm policia. Ashtu ai doganier i ngratë, i din të gjitha, i sheh të gjitha por është i pafuqishëm, para se gjithash. Ai sheh se si futen brende ndërkombëtare falco, sasi më të mëdha se të lejuarat nga malli që duhet doganuar, din për kontrabandën-por e gjitha kjo nuk i ndihmon për punën e vet. Nëse ndonjëherë ka tentuar të punon diçka, të gjitha tentimet i kanë mbaruar, në dobi të dëmit të tij, shkaku i asaj se qendra ka qenë diku tjetër, edhe pse mu ai ishte personi zyrtar për këto punë dhe mbante uniformën. Ashtu, në çdo tentim, ka mundur vetëm të bindet në urtinë e vjetër arabe: kishte më shumë dije, se mend!

Kësisoji, personazhi nga shembulli bie në pamundësi ontologjike. Si një qytetar, ai din shumë, por nëse këtë dije e ekspozon diku, ai vend duhet të jetë mu dogana. Ky qytetar vet është doganieri dhe përveç të gjithave gjëra që din, e din edhe atë, se ja nuk bëhet gjë! 
Ndoshta me një shpalosje të krahasimit në fjalë, me shembuj nga aktualitetet dhe ndodhitë këtu tek ne, do mund të dëshmohej se në kësi situate janë shumica absolute e qytetarëve të Maqedonisë. Ashtu të gjithë përveç qendrës (e cila përbëhet nga një ose dy anëtarë të qeverisë, krerëve të partive politike dhe nga ndonjë kontrabandues, i veshur me petk të përzgjedhësit të lajmeve për opinion), janë në fakt doganierë të pafuqishëm. Bile edhe ministrat, kryetari i shtetit dhe shumë të tjerë me uniformë dhe tituj. Vetëm me këtë mund të shpjegohet larmia dhe kohëzgjatja e mandateve të Besimi, Ademi, Kançevska, Todorov, Janakievski, Kargov dhe të tjerëve! Të gjithë këta janë zyrtarë ose doganierë si ai nga shembulli që përmenda, për të cilët nuk mund të vlerësojmë se sa kanë dije dhe sa mend, shkaku se nuk kanë vullnet të tyrin autentik. Në të vërtetë mu mospasja e vullnetit vetanak dhe dëgjueshmëria janë të rëndësishme për të qenurit rob, e jo dija apo mendja.

Këto qytetarë për mospasjen e tyre të lirisë ndoshta ngushëllohen me uniformat dhe rrogat që kanë. Por ka edhe tjerë, të cilët kanë dije dhe mend por nuk kanë uniforma dhe rroga kësisoj. Ata, para të gjithë tjerëve, janë punonjësit qeveritarë, intelektualët dhe gazetarët. Këto tre kategori të qytetarëve, shpesh, përveç se e din se nuk shkon e dinë edhe se pse nuk shkon, por nuk gjejnë hapësirë për ta treguar këtë. Hapësira gjithsesi se ekziston por ai është uzurpuar dhunshëm dhe mbahet me dhunë. Këto njerëz të mençur pjesën tjetër të mendjes me të cilën njeriu mund t’i kundërvihet dhunës e shfrytëzojnë, gabimisht, vetëm për t’u përmbajtur nga të treguarit e gjithë asaj që dinë. Kurse, këtu diku është edhe zgjidhja për fitimin e sërishëm të lirisë: me mend kundër dhunës. Hallall ju qoftë mjekëve të cilët veçmë janë duke bërë mu këtë!

Në fund mendoj se e kam borxh sqarimin se prej ku nga gjithë përzgjedhja bëj fjalë mu për doganierët e pafuqishëm. Në ditën e alfabetit shqiptar ndoshta duheshe të thuhej ajo se edhe Manastiri, sa alfabeti është i rëndësishëm për gjithë shqiptarët. Ose se Aivo Orav aktronte Itar Pejo, pa lexuar asnjë përrallë për të. Të kishte lexuar do dinte se Itar Pejo në shumë përralla është mu ai, vet ai, i cili vuan dhe sakrifikohet. Ose se badihava që partia DPMNE ka komitetet e saja jashtëkufitare kur BDI ka ambasadorin shqiptar i cili ja tregon se cila parti është patriotike! Ose ate se si në Gaza, Palestinë njerëzia jo vetëm që shkelet por edhe shkelmohet, nga nervoza se Franca dhe Turqia tani më e kanë pranuar opozitën siriane si pushtet legjitim të Sirisë.

Ashtu nga gjithë këto zgjedhje mu kujtuan doganierët dhe kontrabanda në Maqedoni, sepse për dallim nga përçuesit serb nëpër mediumet e këtuhit, unë qëmoti e dija se, për neve, Maqedonia dhe jo Serbia është qendra e botës. Por edhe nga fakti se mu në këtë muaj shohim kontrabandim intenziv të patriotizmit. Aq shumë sa që i erdhi radha edhe një Musa Xhaferi të tentojë të kontrabandon shqiptari këtu?! Përkundër prejardhjes, asnjëherë deri në fund të sqaruar, të tij, etnike dhe fetare. Dhe, përkundër asaj se asnjëherë nuk e sqaroi atë eksperiencën e përfolur në dosjen MAMA, eksperiencë e dorës së parë, me doganat dhe kufijtë në RFSJ-në e atëhershme?!

“Fokus”, 22.11.2012

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button