Inaugurohet objekti i ri i USHT-së

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës është inauguruar objekti i ri grandioz që filloi të ndërtohet në vitin 2005.

 Në objektin e ri do të vendosen katër fakultete të këtij universiteti, edhe atë, fakulteti Ekonomik, Juridik, Filozofik dhe Filoologjik.

Objekti gjigant është projektuar në formë të shqiponjës dykrerëshe, ndërsa në mesin e tij qëndron kupola e cila simbolizon plisin e bardhë.Inaugurimi i objektit të ri paraqet një nga të arriturat më të mëdha nga themelimi i këtij universiteti  tha rektori aktual Vullnet Ahmeti. 
“Hapësira brenda objektit është shfrytëzuar në mënyrë praktike. Katër katet e objektit janë 19 330 metër katror ku janë vëndosur gjithsej 55 klasë me kapacitet prej 31 ulësesh g klasë me nga 96 ulëse 8 laborator të informatikës, 93 kabinete për profesorët  3 hapësira arkivore, gjashtë amfiteatro me kapacitet prej 144 ulësesh një laborator për testim të materialeve ndërtimore, dy amfiteatro me kapacitet nga 290 ulëse një laborator fizike dhe katër hapësira tjera me të gjitha pajisjet”, tha rektori Ahmeti.

Ndërkohë në ceremoninë e lëshimit në përdorim të objektit të ri zëvendësministri i arsimit dhe shkencës Safet Neziri tha se ky objekt është vital për këtë Universitet. “Më lejoni që ta përshëndes për punën që bëri zëvendëskryeministri i mëparshëm i Maqedonisë Abdylaqim Ademi, dhe angazhimin për përfundimin e objektit nga ana e zëvendëskryeministrit aktual zotit Musa Xhaferi, ktu mos e harroj edhe professor Vullnet Ametin që na ka ndejtur mbi kokë për ta rumbullaksuar këtë obejkt vital grandioz që mundësoi që sot ta përurojmë që të jetë i kapshëm dhe me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe evropjane për studentët tonë, ndërsa do të them se merritat për këtë objekt i takojnë ministrisë së Arsimit e cila me gjithë vështirësit që pati, ndau rreth 10 milion euro për ta ndërtuar objektin,ndërtes kjo që përfshinë një hapësirë prej 19600 metra katrorë”, tha Neziri.Këtë manifestim e përshëndeti edhe zëvendëskryeministreja për çështje evropjane Teuta Arifi, e cila uroi që pikërisht nga ky tempull i dijes, të del edhe nobelisti i tretë shqiptarë pas Nënë Terezës dhe doctor Ferid Muratit. “Dëshiroj t`ju falenderoj për këtë nder të madh që më keni bë sot,sidomos ku kam parasysh faktin se kjo e drejtë e dhe kjo mundësi e studimit të sotëm, është rezultat i drejtë përdrejtë i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i vendosi dhe rregulloi konceptet e barazisë së edukimit dhe përparimit edhe në nivelin universitar”, tha Teuta Arifi zëvendëskryeministre për çështje evropiane. Ndërtimi i objektit kushtoi rreth 10 milion euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button