Kryetari i PDSH-së në Kuvendin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe grupi parlamentar i PDSH-së morën pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në të cilën u nderuan familjarët dhe të afërmit e 40 nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë më 1912 dhe anëtarëve të Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës.

Ceremonia e nderimit udhëhiqej nga kryetarja e kuvendit të Republikës së Shqipërisë Jozefina Topalli, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe shumë figura të tjera të jetës politike mbarëshqiptare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button