Arifi në inaugurimin e godinës së re të USHT-së

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Teuta Arifi sot morri pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e inaugurimit të godinës së re të USHT.

Në këtë solemnitet  morrën pjesë, figura të shquara nga jeta shoqërore, politike dhe akademike, nga vendi dhe rajoni të cilëve me fjalimet e tyre ju drejtuan rektori i USHT, Prof. Dr Vullnet Ahmeti, zëvendësministri për arsim Safet Neziri dhe zëvendëskryeministrja për çësthje evropiane, Teuta Arifi.

“Ky Universitet ka shpirt që nga formimi I tij, atëherë kur qytetarët mbronin me trupat dhe jetët e tyre objektet ku ishin paraparë të mbahen ligjeratat e para universitare, kur studentët mësonin nëpër shtëpi private, pronarët e shtëpive nuk merrnin qira ndërsa  profesorët punonin pa u paguar.

Tani ky Universitet përveç shpirtit  ka një ndërtesë të denjë për të  kultivuar tek gjeneratat që vinë idealin e mirëbërjes, krijimin e atmosferës së të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta  sepse  studentët vetvetiu paraqesin një force të madhe për ndryshim pozitiv të shoqërisë sonë dhe ata gjithmonë duhet të jenë  në ballë të progresit shoqëror. Ky truall ka nxjerë dy fitues të çmimit Nobël, Ferid Muratin dhe Gonxhe Bojaxhiun.

Nuk kam arsye të dyshoj që një ditë  kjo vatër e dijes do ta prodhoj nobelistin e tretë” tha Arifi në fjalën e saj ndaj të pranishmëve. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button