Fyle: Maqedonisë i duhet fillim i negociatave

Hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë do t’i përshpejtojë proceset reformuese në vend dhe do të mundësojë që Bashkimi Evropian t’i kushtohet më thellë çështjeve që janë sundimi i drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar, theksoi eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle në Forumin për shoqëri civile në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Zagreb.

“Duhet të tregojmë se perspektiva evropiane e vendit është reale. Besojmë fuqimisht se lëvizja e procesit parainkuadrues në fazën e ardhshme do ta mbajë tempin e reformave. Vendi është i përgatitur mirë, por negociatat janë të nevojshme që Bashkimi Evropian t’i kushtohet më thellë çështjeve siç janë sundimi i drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar, theksoi Fyle.
Sipas tij, lëvizja drejt fazës së ardhshme do të ndihmoje që reformat të shndërrohen në proces dinamik dhe do t’i përforcojë marrëdhëniet ndëretnike me të gjitha vendet dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për çështjen e emrit nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Fyle, transmeton Dojçe Vele, në Zagreb bëri thirrje në qetësim të emocioneve në rajon, pas ftohjes së re të raporteve mes Serbisë dhe Kroacisë, si rezultat nga aktvendimi lirues për gjeneralin kroat Ante Gotovina para Tribunalit të Hagës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button