Mjekët protestojnë, duan takim me udhëheqësinë e shtetit

Për shkak se edhe ne ditën e 12-të ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, hesht përpara pasojave të grevës së mjekëve, ata për shkak të mungesës së përgjigjes, zgjidhjen do ta kërkojnë në institucionet e larta shtetërore. 

Në fund të kësaj jave mjekët do kërkojnë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, me kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov dhe kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski, të cilëve do u dorëzojnë dhurata të përshtatshme, thanë ata në grevën e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Vazhdojmë me grevën, mirëpo me sa duket edhe sot jemi të tejdukshëm. Nesër nuk do dalim sepse është festë dhe se është dita e trembëdhjetë, kështu që do ta tejkalojmë. Greva rrjedhë sipas asaj që është paraparë, mirëpo ende injorohet nga institucioni”, deklaroi Dejan Stavriq , kryetari i Sindikatës së pavarur të qendrës klinike.

Reaksionet e shumta të pacientëve të revoltuar, Stavriq i udhëzoi në adresë të Ministrisë për shkak se Ministri e mori përsipër përgjegjësinë për sjelljen e tij naive.

Në të njëjtën kohë, me protestën e Qendrës Klinike, protestojnë edhe spitalet e Tetovës, në Shtip dhe Manastir, si dhe spitalet e përgjithshme në Gjevgjeli, Koçan, Ohër, Strugë, Kumanovë, Strumicë, Dibër dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Mjekët paralajmëruan edhe një grevë masovike të cilës do t’i bashkëngjiten të gjithë mjekët e ndikuar, e cila do të realizohet në vend i cili është i dukshëm për të gjithë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button