Biznes forum Maqedoni-Rusi

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi sot organizojnë Biznes forumin Maqedoni-Rusi, me qëllim të vendosjes së kontakteve afariste bilaterale me kompanitë ruse nga disa sektorët afarist si bujqësia, tregia me pakicë dhe shumicë, import të prodhimeve për konsum të gjërë, veshje dhe mbathje, industria ushqimore dhe të tjera.

Biznesmenë nga rajoni Tambov, nga Federata ruse qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë, me qëllim të vendosjes së kontakteve afariste me kompani nga vendi nga më shumë veprimtari afariste.

Rajoni Tambov është rajon federal në Rusi, ndodhet rreth 460 kilometra në jug të kryeqytetit, një prej qendrave kryesore për inovacione nanoteknologjike. Sipas regjistrimit nga viti 2002, në këtë rajon jetojnë 1,2 milionë banorë. Qendër administrative është qyteti Tambov.

Lajme të ngjashme

Back to top button