Leximi në shtrat si afrodiziak

Leni anash lulet me aromë të mirë dhe të brendshmet seksi. Studimet e reja tregojnë se leximi në krevat është një afrodiziak i përkryer.

Të dhënat e një studimi në Britani të Madhe ku janë përfshirë 1.000 participantë, kanë treguar se shtatë nga dhjetë meshkuj rregullisht u lexojnë partnereve të tyre në krevat, për t’iu ndihmuar që të relaksohen para gjumit.

Njëherit dy nga tre femra kanë thënë se janë shumë të lidhura me partnerin e tyre nëse iu lexon në krevat.

Sipas këtij studimi, romanet klasike romantike, udhërrëfyesit turistikë dhe librat mbi restorantet, janë libra idealë për femrat para gjumit.

Nga rezultatet e studimit, 81% e skocezëve kanë pranuar se lexojnë rregullisht për femrat e tyre në krevat, derisa këtë e bëjnë 64% e meshkujve anglezë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button