Fest Nota e Artë 2, mezi mbulohen harxhimet!

 

Fest Nota e Artë 2012, festivali i dytë i këngës popullore shqipe, me 8 dhjetor me fillin në orën 20.00, në Sallën Univerzale në Shkup, do të mbledh yjet e estradës popullore shqiptare nga gjitha trojet shqiptare.

Qëllimi i festivalit është të ruaj kulturën shqiptare në Maqedoni dhe të kyçen në shënimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Këngëtarët të cilën janë konkurrent të në këtë festival janë: Artiola Toska, Erion Sheri, 
Poni, Valbona Halili, Mariola, Rosela Gjylbegu, Elona Leka, Ylllka Kuqi, Ylli Demaj, Fatlume Popovci, Njomëza & Endrit Duraku, Lindita Purellku, Salim Arifi, Besa Rika, Behxhet Jagodini, Ekrem Memishi & Besart Lika, Arshik & Grupi Orhidea, Lejla Xhaferi, Fisnik Rrustemi dhe Enes Seferi.

Organizatorët e festivalit thonë se nuk janë të kënaqur nga mjetet të cilat u janë ndarë nga Ministria për kulturë dhe Qyteti i Shkupit, Ministria e kulturës ka përgjysmuar mjetet, këtë vit ka ndarë vetëm 500 mijë denar, ndërsa Qyteti i Shkupit 150 mijë denar.

Vitin e kaluar festivali e parë të muzikës popullore Fest Nota e artë e fituan dueti Aziz Murati & Lindita Hakaj me këngën “S’paske qen kësmet”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button