Numëro bajamet

Numëro bajamet
numëro, çka ish e hidhur e të la pa gjumë,
numëromë aty:

Kërkova syrin tënd,
kur ti e hape dhe kurrkush nuk të pa,
unë e hodha, e lidha atë fill të fshehtë,
e lidha me atë  të vesës, që mendove,
rrëshqita poshtë tek poçet,
që ruajnë një fjalë të urtë, që s’gjet’ zemra e askujt.

Veç atje e mbarte ti të plotë emrin, që yti është,
hapa të sigurtë hodhe për tek ti,
u tundën lirisht gjuhëzat kambanoreve të heshtjes tënde,
u përplas e dëgjuara tek ti,
të hodhi krahun edhe ty e vdekura,
e shkuat vetë i tretë nëpër mbrëmje.

Bëmë të hidhur.
Numëromë me bajamet.

Lajme të ngjashme

Back to top button