Mëndafshi…kur heshtja është dashuri!

Është viti 1861. Hervé Joncour është një tregtar francez i krimbave të mëndafshit, i cili merr rrugën nëpër botë për të gjetur vezët e tyre si perla.

Kur një epidemi kërcënonte të shkatërrojë tregtinë e  mëndafshit në Francë, Joncour largohet nga gruaja e tij dhe shtëpia e tij e ngrohtë në një qytezë të vogël të Lavilledieu dhe udhëton nëpër Siberi, përtej së njohurës, në një vend legjendar për nga cilësia e mëndafshit dhe për nga armiqësia ndaj të huajve: në Japoni, për të marrë vezë për shumimin e krimbave të mëndafshit.

Japonia është e mbyllur për të huajt dhe ky do të jetë një operacion klandestin. Këtu Joncour takon një grua. Ata nuk preken, as që flasin. Dhe ai nuk mund ta lexojë letrën që ajo ia dërgon, derisa të kthehet në shtetin e tij. Por, në momentin që e lexon atë, Joncour magjepset.

“As që ia dëgjova zërin ndonjëherë. Është një pikëllim i çuditshëm. Të vdesësh nga nostalgjia për diçka që asnjëherë nuk do ta përjetosh” thotë ai.

Se si lidhja e tyre e fshehtë zhvillohet, rrëfehet në një tregim të bukur e të butë, njëlloj sikurse një copë e mëndafshit.  Portalb ua rekomandon këtë libër nga italiani Alessandro Barrico . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button