Mbërrijnë në Atdhe eshtrat e mbretit Zog, të shtunën ceremonia

Kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm eshtrat e Ahmet Zogut. Eshtrat e mbretit Zog janë transportuar  nga Franca në Shqipëri ku edhe do të varrosen në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore.

Eshtrat kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ku janë pritur nga Princi Leka II dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, nga ministrat Flamur Noka, Arben Imami dhe Aldo Bumçi, nga dy Zv. ministrat Edith Harxhi dhe Ekrem Spahiu. Eshtrat janë vendosur në shtratin e topit dhe janë nisur drejt banesës së Familjes Mbretërore, ndërsa nesër do të zhvillohen edhe homazhe në nderim të mbretit Zog në Pallatin e Brigadave.

Nesër në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog në Mauzoleumin e ndërtuar në kuadër të këtij viti jubile, vendi i njohur si varri i Nenës Mbretëreshë.

Mauzoleumi ka një sipërfaqe prej 75 metra katrorë me një lartësi prej 14.7 metra. Në qendër do të vendoset varri i Nënës Mbretëreshë, ndërsa në murin përballë do të vendosen pllakatet e varreve të familjes mbretërore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button