Libraria e Çarshisë, vizitë në Panairin e Librit Tirana 2012

Libraria e Çarshisë, të shtunën organizon vizitë në panairin e librit në Tiranë.

Vizita në fjalë organizohet falas, dhe ka për qëllim që të interesuarit të cilët vec më kanë aplikuar të kenë mundësi të vizitojnë panairin e librit në edicionin e tij të 15-të, ngjarja më e rëndësishme e librit në hapësirën mbarë shqiptare.

Të gjithë ata që kanë aplikuar, siç njoftojnë në fan page-in e Librarisë së Çarshisë në Facebook, nisja bëhet të shtunën në mëngjes, në orën 6.30 para Librarisë, kthimi nga Tirana bëhet të njejtën ditë në orën 19.00. Pos transportit është siguruar edhe ushqimi.

Panairi mbahet për të 15 herë me rradhë, në Pallatin e Kongreseve prej 14 nëntor deri më 18 nëntor, ku mund të gjehen të gjitha botimet e 20 viteve të fundit, si dhe ribotime të veprave themelore nga autorët shqiptar dhe të huaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button