I vetëm është vendi im!

Po ktheheshim prej pushimeve nga bregdeti shqiptar, me vete kishim dhe nipin 4 vjeç dhe ngaqë atij nuk i pëlqenin aspak rrugët e shtetit shqiptar çdo kilometër që kalonte ai gjithnjë e më shumë ankohej për ato. Në një moment e mori gjumi dhe kur u zgjua kishim kaluar kufirin dhe ishim tashmë brenda në Maqedoni edhe atë jo shumë larg, në fshatrat kufitare të Strugës, ai hapi sytë dhe tha : “ uaaa! jena tek ne, sa mirë që është këtu” .

E dëgjoja e qeshja me vete dhe mu bë shumë qefi për komentin e tij. U gëzova që atij i pëlqen ky vend, që për atë 4 vjeçar ky vend ka domethënie. Ai e di kush është, ai e di se ç’gjuhë flet ai gjithashtu e do këtë vend. Ashtu si e dua edhe unë.

Për këtë shekull jete të shtetit shqiptar unë do doja të tregoj sa e dua vendin ku jetoj, sa vlen ai për mua dhe se do punoj për të, nuk kam menduar nëse do e festoj festën e sivjetshme mbarë kombëtare por edhe po e bëra ,do e festoj këtu. 

Un s’di në kemi festë neve nën moton “100 vjet bashkim”, ne nuk e kemi ndjerë ndonjëherë këtë ndjenjën e bashkimit, por sidoqoftë le të shkëlqejnë fishkezjarret. 

Derisa po shkruaj më erdhi nëpër mend thënia e Kenedit : “mos pyet ç’mund të bëj atdheu për ty, po çka mund të bësh ti për atë”, un kësaj here do shkoj kundër kësaj thënie dhe shumë sinqërisht do e pyesja shtetin shqiptar, se ç’bëri ai për mua ?!

Ah po… ai më anashkaloi nga përdorimi i abetares mbarëkombëtare, por sidoqoftë edhe pse bijtë e saj mësuan me abetare dhe libra leximi në faqet e të cilave Agimi ishte gjithnjë bujk , Shqipëria e shqiptarët në përgjithësi po krenohen për nobelistët që vijnë nga këto treva.
E dashur Shqipëri ti e gjykon lexuesin e këtejshëm çdo herë që vjen në panaire të librave (derisa kohëve të fundi nuk vini aspak) ndërsa haron se këta lexues të këtueshëm, me libra të sjellur në “të zezë” nga Tirana dhe po “në të zezë” mësuan historinë tënde. Po Manastirin ku i dhe “dorën e fundit” alfabetit tonë, e kujton dot se është këndej nga ne! Po, pikërisht nga ne që na keni haruar!

Kohëve të fundit po ndëgjoj në mediume të flitet për artistë me famë botërore që vijnë nga këndej kufirit, më pastaj edhe për shumë mjek, sportistë ,kuzhinjer, etj etj.
Çdo herë që e ndëgjoj rri e mendoj, dhe gjithnjë e më shumë bindem se pse duhet ta dua këtë vend.

Sepse ky vend ka nevojë për ne, ky vend ka nevojë per mua që s’kam bërë gjëra të mëdha në jetën time,  të jetoj këtu, të tregoj se unë jam nga këtu, se unë dhe stërgjyshërit e mi nuk kemi njohur vendlindje tjetër. Të tregoj se nga malet nuk kam zbritur, të tregoj kush jam, të them se jo shumë vjet më parë Shkupi kishte më shumë shqiptar se Prishtina e Tirana, tashmë ka më shumë përmendore se sa njerëz, por sidoqoftë…

E dashur Shqipëri nuk kërkon kush që t’i lëvizësh kufijtë politik a gjeografik ose si të duash quaj, tashmë është kohë ndryshe, lëviz disa kujifë të tjerë si kulturor, ekonomik, sportiv, arsimor e shumë të tjerë.

E dashur Shqipëri boto sa më shumë libra dhe na sill këndej sa më shumë të mundesh, mos i haro panairet e këndejme siç po e bën tashmë. Në vend të filmave turk e prodhimeve tjera të huaja, puno dhe investo në ringjalljen e kinomatografisë tënde, se ua ke borxh 7 milion e më shumë shqiptarëve. Ato shfaqe teatrale me ata artistë aq të mirë po i pamë dhe ne këndej keq nuk bëhet, e po i thirrët artistët tanë sa më shumë andej, bëhet edhe më mirë. Po edhe këngëtarë, kompozues, producent të mirë ka plot së këndejmi, jo vetëm një i famshëm që e njihni ju të gjithë saher që bëni videoklipe.

 
Sa u përkët prodhimeve mediale ti po mban primatin në Ballkan, mos gabo të na anashkalosh (ka nisma të mbara në këtë drejtim) se ka njerëz edhe këtu që dinë çka të tregojnë. Nuk po flas vetëm për formate që shkaku i interesit, votimeve e të ndryshme marin kandidat edhe nga këtu, po për ato ambasadorë të kulturës shqiptare brenda vetë shqiptarëve, pa fije interesi. Me sa e di unë (mund edhe të gabohem) një revistë e quajtur “Anabel” nuk shitet këndej, por ato vajza që po punojnë për atë, aq komente konstruktive dhe motivuese po bëjnë për shqiptarët anë e mbanë sa arrin të përcjell atë motivim deri tek ne përmes faqes së tyre në rrejtin social Facebook. Aq mirë po e edukojnë lexuesin e tyre për mendim vetkritik , sa ua kam lakmi. Minsitria e kulturës turke po financon progame televizive në Maqedoni, ty më shumë do të ngjante kjo. Të fillojmë nga gjëra të vogla që në 200 vjeçarin tënd të mos flasim më për këto. 
Shumë sportistë po mbeten në hije ose po i “blejnë” të huajt e më pastaj i shajmë kur luajnë kundrejt teje, investo aty se kemi me shumicë djem e vajza të vyeshme. 

Po shkëmbime kombëtare arsimore a nuk mendon se do kishte qenë mirë të bëheshin, t’i njoftojmë studentët dhe nxënësit tanë. Na ndan një viijë imagjinare që është vetëm brenda kokave tona , ja ku është Kosova vetëm 30 minuta nga vendi ku jetoj unë dhe me ta u njoftuam nën moton “ra ky mort e u pamë” në 1999.

Meqë ra fjala e di kur të njohu më shumë gjenerata ime ty, në vitin 1997, se fliteshte me të madhe për “rebel Shqipërie” , pa marë parasysh konatacionin e kësaj shprehje asokohe, neve mësuam një gjë se të jesh rebel s’është gjithnjë keq, na shërbeu ky shembull i rebelizmit tënd. Mos bëj që të të njohim me 9 janare, me ’97-çe, me Gërdec e shumë të tjera, të mos takohemi vetëm në morte, por edhe në dasma.

Për këtë bashkim kemi nevojë ne, se atë tjetrin që e përmendin të gjithë nuk po e zë në gojë, nuk më takon mua. 

Lajme të ngjashme

Back to top button