Samsung, një revolucion i smartfonëve në 2013? (VIDEO)

Planet më të reja nga Samsung për zhvillim të mëtutjeshëm të prodhimeve mund që tërësisht ta ndryshojnë të ardhmen e smartfonëve. Sipas një shkrimi të Wall Street Journal, kompania koreane është në prag të përfundimit të krijimit të një ekrani, i cili do të dalë në treg gjatë gjysmës së parë të vitit 2013. 

Për ta krijuar këtë ekran, Samsung po përdor plastikë, e jo qelq dhe kjo mundëson që ekrani të jetë  më fleksibil, si dhe më i lehtë dhe rezistues ndaj thyerjeve the çarjeve.

Kjo do të thotë se smartfoni 4 inç mund të transformohet edhe në një tablet 8  inç çdoherë kur do të dëshironi të shikoni ndonjë film apo të hapni ndonjë faqe interneti. Shikoni videon më poshtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button