Takimi i sotëm LVV-LDK pa marrëveshje, takimi i nesërm në prani të ambasadorëve të Quint-it

Takim i sotëm LVV-LDK për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës ka përfunduar pa rezultat. Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi ka thënë se nesër pritet të jetë një takim i radhës, mirëpo ky do të jetë në prezencën e ambasadorëve të Quintit, shkruan Kallxo.com, transmeton Portalb.mk.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në reagim.

Tutje në këtë reagim, LVV ka deklaruar se ‘kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës’

Takimi i sotëm i drejtuesve të dy partive politike, të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ishte në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Eksponentë të dy partive kanë deklaruar sot se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, për Albin Kurtin, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, ora ka filluar të ecë së prapthi.

Albin Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje, ka kohë edhe një javë për të paraqitur kabinetin e tij për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button