Si ta kuptoni se keni gjetur dashurinë e vërtetë?

Cilat janë disa nga shenjat, si tek meshkujt po ashtu edhe tek femrat, që i bëjnë të mendojnë se kanë gjetur gjysmën e zemrës me të cilën do ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre?

Për femrat rëndësi ka që partneri i zgjedhur, të cilin edhe e konsiderojnë si partner ideal, të ju pëlqejë miqve dhe familjes. Me tej, femrat kërkojnë një mashkull i cli ju ofron stabilitet emocional, i cili i tërheq dhe ua bën jetën më të lumtur.

Për dallim nga femrat, për meshkujt rëndësi ka tërheqja dhe pajtueshmëria seksuale, derisa partnerja e përsosur për ta do të jetë ajo femër e cila i bën të lumtur dhe kujdeset mirë për ta.

“Në lidhje kryesorja dhe më e rëndësishmja është empatia përkatësisht liria që me partnerin të ndani brengat dhe çastet e lumtura. Njerëzit nganjëherë mendojnë shumë apo tepër se çfarë do të thotë partneri, apo partnerja e duhur duke mos u kënaqur në lidhje”, thekson ekspertja për lidhje Helen Croydon.

Shenjat që femrave ju tregojnë se kanë gjetur “të përsosurin”:
1. Di si ta bëjë të lumtur dhe i ofron siguri emocionale.
2. Miqtë dhe familja tek ai shohin atë që edhe ju e shihni.
3. Botën ia bën më interesante.
4. Ndajnë të njëjta prioritete në jetë si për shembull duan, apo nuk duan fëmijë.

Shenjat që meshkujve ju tregojnë se kanë gjetur “të përsosurën”:
1. E tërheq në mënyrë fizike dhe pajtohen për gjithçka.
2. E dashuron aq shumë sa që nuk dëshiron asnjë tjetër.
3. Ajo di si to bëjë të lumtur dhe i ofron siguri emocionale.
4. Ndajnë të njëjtat prioritete dhe kujdeset mirë për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button