Mini Countryman me ndryshime në dizajn

Dy vjet u bënë që nga prezantimi i tij në tregun botëror të automobilave, dhe MINI Countryman është bërë simbol i kësaj marke, i cili vazhdimisht është duke u rritur sa i përket numrit të tërësishëm të veturave të shitura. MINI Countryman është modeli i parë nga “MINI” me tërheqjen në të katër rrotat, ndërsa i ka pesë dyer.

Tani ky model do të rifreskohet dhe ndryshimet në dizajn për MINI Countryman do të përfshijnë të gjitha versionet që nga ky muaj. Përveç dizajnit do të kemi ndryshime edhe në ngjyra, elemente të reja në brendi, si dhe pjesë të tjera të jashtme do të ndryshohen. Blerësit do të mund të zgjedhin ndërmjet gjashtë motorëve.

Tre me benzinë dhe tre me naftë forca e të cilëve sillet nga 66 kW/90 KF deri në 135 kW/184 KF. Përveç tyre, këtu është edhe ultra-sportivi MINI John Cooper Works Countryman, të cilin e vë në lëvizje motori turbo me benzinë me 160 kW/218 KF. ALL4 tërheqja në të katër rrotat i cili vjen standard në JCW versionin është si opsion për MINI Cooper S Countryman, MINI Cooper SD Countryman dhe MINI Cooper D Countryman.

Të gjithë modelet, me përjashtim të MINI One D Countryman, mund të porositen me ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi. Po ashtu duhet përmendur që versionet MINI One Countryman dhe MINI Cooper Countryman e përmbushin normën EU6 për emetimin e gazrave, e cila normë duhet të hyjë në fuqi nga viti 2014./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button