Ta shpërndajmë dijen, obligim i secilit!

Shoqëria e hapur dhe demokratike nuk mund të krijohet pa arsim të hapur. Për të pasur arsim të hapur në Maqedoni dhe më gjerë, mendim kritik dhe nxënës që mendojnë në mënyrë kreative si dhe për të shpërndarë dijen e tyre ato kanë nevojë që përpos librave shkollorë të përdorin resurse të ndryshme. Resurset e hapura arsimore (RHA) janë veglat e duhura, të lira në Internet dhe kyçe për të zhvilluar konceptin e ri dhe bashkëkohor të shpërndarjes së dijes. Është ky një nga konkluzionet e ditës së parë të konferencës së për E-shoqëri, Fondacionit Metamorfozis, “Arsim i hapur për shoqëri të hapur- Ta shpërndajmë dijen!“ që mbahet në Shkup.

“Arsyeja e parë pse kemi zgjedhur këtë temë është se resurset arsimore në kohën e sotme janë të hapura dhe mund ti gjejmë kudo në Internet. Kështu që të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor duke u nisur nga nxënësit e deri te profesorët kanë mundësi të marrin pjesë në mënyrë aktive në krijimin dhe shpërndarjen e dijes përmes këtyre resurseve” tha drejtori i Fondacionit, Bardhyl Jashari.

Më tej, vazhdoi ai, është e nevojshme të diskutohet për identifikimin e sfidave, ndryshimet në legjislaturë duke e pasur parasysh se në Maqedoni aktualisht implementohen disa projekte si ai kompjuter për çdo fëmije, për e-libra e tjerë.

“Do të bëj një paralelizëm me thënien e Anjshtajnit: Nuk ka errësirë por vetëm mungesë të dritës. Do të them që në këtë rast nuk ka mosdije por mungesë të dijes, eksitojnë vende ku dija nuk ka arritur të depërtojë” përfundoi Jashari.

Për përvojat e Polonisë, problemet dhe sfidat në implementimin e politikave për resurset e hapura arsimore foli Alek Tarkovski nga Centrum Cyfrowe Projekt.

“Sfidat janë të shumta por është fakt që shfrytëzimi i RHA në shtetin tonë ka shpjer në përmirësimin e mënyrës se si shpërndajmë dhe marrim dijen” tha Tarkovski.

Softervi në arsim është shumë i rëndësishëm sepse e bën lidhjen mes teorisë dhe praktikës thanë përfaqësuesit e konferencës.

“Arsimtarët me këtë u tregojnë nxënëse se atë që e kanë mësuar mund dhe ta shohin si aplikohet” theksoi Ollga Samarxhiq Jankova nga OJQ “Hapni Dritaret”

Ndqrkaq Miodrag Dadasoviq nga Biblioteka kombëtare dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup tha se institucioni që ai përfaqëson ka shumë kapacitete dhe ofron mundësi të mëdha për të marrë dhe shpërndarë dijen.

Në konferencë ka pjesëmarrës nga Shqipëria, Serbia, Bosnja, Polonia. Konferenca vazhdon edhe nesër ndërsa hashtagu në Twitter është #esociety12. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button