Tv Klan kopjon reklamën e 100 vjetorit të pavarësisë (VIDEO)

Këto ditë TV Klan ka nisur të transmetojë një video klip, ku shfaqet një djalosh me një top, duke luajtur pranë flamurit kombëtar dhe monumentit të Skënderbeut në sheshin qendror të Tiranës. Vogëlushi flet me flamurin duke i kujtuar ditëlindjen e duke u zotuar në fund që do t’i shërbejë atij kur të rritet.

Por kjo reklamë, edhe pse një gjetje vulgare dhe pa shije, sërish është një kopjim nga një spot i përgatitur nga shërbimi publik indian në vitin 2007, për të uruar 60 vjetorin e lirisë në Indi.

Reklamat janë të ngjashme deri në detaje. Teksti është i njëjtë dhe vogëlushët janë veshur thuajse njësoj. Shikoni videot./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button