Qeveria vazhdoi afatin për dorëzimin e ofertave për OHIS

Me qëllim që të mundësohet përgatitja e ofertave cilësore nga investuesit potencial gjatë shitjes së aksioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit për Sigurim invalidor dhe Pensional të Maqedonisë në sh.a. OHIS – Shkup, në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajtur më 11 nëntor të këtij viti, Qeveria solli përfundim që afati i dorëzimit të ofertave lidhur me Thirrjen publike të vazhdoj dhe në vend të datës së caktuar 14.11.2012 (ashtu si ishte përcaktuar në dokumentacionin tenderit për shitjen e aksioneve) të zgjatë deri më 30.11.2012 .

Ky ndryshim ka të bëj vetëm për dy persona juridik të cilët tani më kanë blerë dhe kanë ngritur dokumentacionin e tenderit në bazë të Thirrjes publike deri më 07.11.2012 si afat përfundimtar për blerjen e dokumentacionit të tenderit lidhur me dokumentacionin tenderit për shitjen e aksioneve. 

Prandaj, për këtë ndryshim të afatit për dorëzimin e ofertave do të informohen vetëm këta dy persona juridik, nga ana e kryetarit të Komisionit për zbatimin e Thirrjes publike për grumbullimin e ofertave për shitjen e aksioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit për Sigurim invalidor dhe Pensional të Maqedonisë në SH A OHIS – Shkup. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button