Internet Explorer 10 për Windows 7 i gatshëm për shkarkim

Për një kohë të gjatë kemi dëgjuar se Microsoft kishte qenë duke punuar për të sjellur Internet Explorer 10 në Windows 7. Faktikisht kompania kishte publikuar një blog ku premtonte që shfletuesi i ri për W7 do të jetë i gatshëm në mes të nëntorit.

Tani, Internet Explorer 10 nga Microsoft është këtu. Verisioni ‘Release Preview’ është i gatshëm për shkarkim në ueb faqen e Microsoft.

IE10 për W7 ka të njejtën pamje sikur në W8 me mundësinë e kërkimit në full-screen, shpejtësim përmes harduerit, mundësinë e multi-touch si dhe tiparin ‘flip ahead’ që parashikon se cilën faqe dëshironi të shihni pas asaj aktuales.

Në rast se PC juaj nuk posedon ekran të ndjeshëm në prekje, versioni i ri i shfletuesit sërish do të duhet të mundësoj multi-touch duke përdorur ‘trackpad’ në rast se keni driver-ët e caktuar.

Nëse ky opsion nuk do të ju funksionoj, mund ta përdorni shfletuesin edhe në mënyrë të rregullt, me miun e dorës dhe tastierën e kompjuterit tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button