Gënjeshtrat në dashuri në të cilat më nuk duhet besuar

Nëse vendosni që nga gjyshja të kërkoni këshilla lidhur me dashurinë, shanset janë të mëdha që do të pranoni këshilla të këqija. Bota ka ndryshuar, dashuria së bashku me të, e këto janë besimet të cilat nuk vlejnë tashmë për një kohë të gjatë.

Anët e kundërta tërhiqen
Ndoshta në fillim po, por në afat të gjatë, assesi. Nëse dikush është krejtësisht i kundërt në krahasim me ne, nuk mund të pajtohemi rreth gjërave të vogla e as gjërave të mëdha, ndërsa lidhjet e tilla shumë shpesh janë vetëm mundim për të dy palët.

Dashuria është e mundur pa miqësi
Njeriu me të cilin përndryshe nuk do të mund të pinit kafe nuk është një zgjedhje e mirë. Seksi është një, por nëse fillon të mendosh se si kurrë nuk do të shoqëroheshe me të dashurin tënd po të mos ishit në lidhje, do të thotë se nuk jeni për njëri-tjetrin. Nuk do të thotë të jeni miqtë më të mirë që nga fillimi, por duhet të bëheni të tillë me kalimin e kohës.

Fëmijët e bëjnë lidhjen më të afërt
Shumë çifte në krizë mendojnë se fëmijët do t’i sjellin në ekuilibër, gjë që është një mendim shumë i gabuar. Fëmijët ndoshta do të ndihmojnë për një kohë të shkurtë, por nëse me të vërtetë nuk funksionon i nuk ka arsye që t’i përfshini ata.

Nuk ekziston dashuria në shikim të parë
Në shikim të parë ekziston pëlqimi, dhe kjo është e tëra. Më vonë mund të zhvillohet në dashuri, por përshtypja e parë nuk mundet ta tregojë një gjë të tillë. Fluturat në bark janë në rregull, por për fat të keq nuk bëhet fjalë për dashuri.

Meshkujt nuk munden të jenë besnikë
Meshkujt janë më të prirë për të mashtruar, por ata të cilët me të vërtetë e duan një femër, kurrë nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, sado vështirë që do ta kenë.

Lajme të ngjashme

Back to top button