Nesër fillon konferenca: Ta shpërndajmë dijen!

Në Maqedoni nxënësit dita ditës përdorin Internetin në masë të shtuar, ndërsa nga ana tjetër mësojnë nëpër shkolla të vjetruara, libra shkollor, dërrasa të zeza dhe i nënshtrohen mënyrës tradicionale të mësimdhënies. Diskrepanca e tillë duhet eliminuar duke kërkuar modele dhe koncepte të reja bashkëkohorë për bartjen e diturisë dhe zhvillimit të procesit arsimor. I tillë është koncepti i resurseve të hapura arsimore (RHA) të cilin e promovon Fondacioni Metamorfozis. Kështu shprehet drejtori i këtij fondacioni, Bardhyl Jashari , në vigjilje të konferencës së tetë tradicionale ?-Shoqëri.mk me temë “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!” të organizuar nga Metamorfozis.

“Tema e e konferencës se sivjetme është për resurset e hapura arsimore (RHA). Kur flasim për RHA do të thotë se bëhet fjalë për mjete dhe përmbajtje arsimore të lira për përdorim. Ato janë vegla pa pagesë që mund të shfrytëzohen për qëllime edukative dhe hulumtuese pa asnjë kompensim. Përveç kësaj, RHA-të janë të lira për shpërndarje (distribuim), në bazë të të drejtave të përkufizuar autoriale, që mundësojnë shpërndarje të lirë dhe shumëzim të resurseve dhe mjeteve në fjalë” thotë Jashari për Portalb.

Sipas tij, në kontekstin e kohës sonë dhe epokës së internetit, me RHA-të, më shpesh nënkuptohen veglat arsimore të cilave mund t’u qasemi lehtë në internet dhe që janë të lira për përdorim. 

“Sfidat që paraqiten më shpesh gjatë përdorimit të resurseve arsimore (RA), kryesisht kanë të bëjnë me kufizimin e përdorimit të tyre, gjegjësisht ato janë në dispozicion për shfrytëzim për një numër të kufizuar grupesh ose individësh. Mu në këtë drejtim veprojnë RHA-të, të cilat mjetet arsimore i konsiderojnë si “e mirë publike dhe e përbashkët” shprehet Jashari.
Konferenca ?-Shoqëri.mk do të mbahet dy ditë më 14 dhe 15 nëntor në hotelin Holiay Inn në Shkup, Maqedoni.

Të gjitha detajet e konferencës si dhe ?gjendën (.pdf) do t’i gjeni në www.e-society.mk

Hashtagu i konferencës është #esociety12

Konferenca është e përkrahur nga Fondacionet Shoqëri e hapur dhe Fondacioni shoqëri e hapur – Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button