Ja cilat ushqime përshpejtojnë metabolizmin

Disa ushqime te caktuara permiresojne djegien e shtresave te yndyrshme, duke mundesuar shpenzimin e kalorive ndersa jeni duke u pertypur. Po ju sjellim ne kete artikull se cilat jane ato ushqime qe ndihmojne ne pershpejtimin e metabolizmit tuaj:

Dritherat integrale: Trupi juaj shpenzon dyfish me shume kalori per dekompozimin e ushqimit te plote (vecanerisht te atij te pasur me fibra sic jane fibrat e tersheres dhe orizi integral) ne krahasim me ushqimet e perpunuara.

Proteinat: Eshte deshmuar qe permiresojne djegien e yndyrave. Per shembull nga 300 kcal te pranishme ne gjoksin e pules, rreth 90 kcal shpenzohet per dekompozimin e tyre.

Produktet e qumeshtit me pak yndyre: Te pasura me kalcium dhe vitamine D, ndihmojne ruajtjen dhe ndertimin e mases muskulore e cila eshte e rendesishme per ruajtjen e metabolizmit te forte. Trupi djeg me shpejt yndyrnat nese fiton sasine e nevojshme te kalciumit, prandaj mos shmangni djathin, kosin dhe produktet e tjera te qumeshtit.

Caji i gjelber: Disa filxhan caji jeshil ne dite ndihmojne ne pershpejtimin e metabolizmit dhe shpenzimin deri te 80-100 kalori me shume, pervec se permban edhe shume antioksidante te shendetshem.

Specat djeges: Shpejtojne punen e zemres dhe ngrohin trupin tuaj sapo ai te shkrije kalorite shtese. Mund t’i konsumoni te pagatuar, te zier, te thate apo ne pluhur. Prandaj shtoni pak me shume djeges tek supa, mishi dhe salca.  Sa me djeges te jene, aq me efikas jane per metabolozmin.

Kafja: Kalorike e bejne vetem shtesat e sheqerit, shllakut apo kremit. Kafja e zakonshme e thjeshte eshte pa yndyre, i jep energji organizmit dhe kontribuon ne djegien e kalorive./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button