Tërhiqet Greqia, kërkon naftë larg kufirit shqiptar

Anija kërkimore “Nordic Explorer”, filloi sondazhet gjeofizike për karburant në zonën detare të Jonit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Anija “Nordic Explorer” e kompanisë norvegjeze Petroleum Geo-Services, mbërriti të dielën në portin e vjetër të Patras.

Ajo filloi patrullimet për të kryer vëzhgime gjeofizike për të identifikuar hidrokarbure në detin Jon dhe rajonin e Kretës.

Sipas burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastrukturës, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë.

Sot në mëngjes, anija ka lëvizur në perëndim të ishullit të Argostolionit, siç duket e rrethuar në hartë. Kërkimet greke do të mbulojnë një sipërfaqe totale prej rreth 220 000 km në detin Jon, dhe do të zgjasin të paktën tre muaj.

Ministri i Mjedisit Evangelos Livieratos, tha se Greqia do të jetë në gjendje të marrë një frymëmarrje të thellë ekonomike, nëpërmjet depozitave, që sipas përllogaritjeve arrijnë 160 miliard euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button