Stavrevski: Kamatat s’do të tatimohen deri në hyrjen në BE

Qeveria nuk do t’i tatimojë të ardhurat e kamatave të kursimeve të qytetarëve dhe ndërmarrjeve deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, se kursimi është bazë e zhvillimit ekonomik. Për këtë qëllim janë propozuar ndryshime për Ligjin për tatim personal, kumtoi sot ministri i Financave Zoran Stavrevski.

“Me këtë masë Qeveria heq dorë nga të ardhurat potenciale edhe atë në dobi të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe bankave.  Bankat do të kenë bazë stabile depozitare, qytetarët dhe ndërmarrjet do të kenë të ardhura më shumë nga kamatat, tha Stavrevski.

Shuma e përgjithshme e parave prej të cilave heq dorë Qeveria, sipas Stavrevskit, nuk mund të llogaritet sepse është procedurë e madhe, por siç tha, nëse merret parasysh fakti se shuma e përgjithshme e investimeve kursimore është 238 miliardë denarë dhe llogaritet kamatë prej 5 apo 6 për qind fitohet një shumë e konsiderueshme e parave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button