Meshkujt nuk i duan femrat që tërheqin vëmendje. Ja cilat i duan!

Ekspertja britaneze Tracy Cox i shpalli rezultatet e hulumtimit të saj, nga i cili përfundoi se meshkujt preferojnë të jenë në lidhje me femra mesatare, përderisa bukuria, inteligjenca, vetëbesimi dhe rinia nuk gjenden në  fillim të listës së kërkesave dhe dëshirave të tyre.

Për meshkujt flitet se njihen për nga fakti se më shumë e çmojnë bukurinë fizike, por kur është në pyetje jeta reale, ata i kanë shumë më të rëndësishme vetitë dhe karakterin e një femre.

Në eksperimentin e Tracy kanë marrë pjesë 163 studentë dhe rezultatet kanë treguar se lidhja emocionale është më e fuqishme se tërheqja fizike. Meshkujt bëhen më të pasigurt në qoftë se femra është më atraktive dhe tërheq vëmendje.

“Dua dikë që me të vërtetë do t’më dojë, e  jo një femër me të cilën secili mashkull dëshiron të jetë në krevat”, thotë një nga studentët.

Vetitë të cilat meshkujt dëshirojnë t’i gjejnë te një femër  janë figura normale e trupit me atribute dhe pamje të këndshme, aftësi për të dëgjuar partnerin, sinqeritet dhe të ketë sens për  humor.

“Harrojini dietat dhe heqjen dorë nga ajo që jeni me të vërtetë, dhe kënaqjuni jetës”, këshillon Tracy Cox./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button