Shfaqja “Nata e dymbëdhjetë” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, sonte në Shkup

Në kuadër të Skupi Festival sonte, më 12.11.2012 me fillim në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, do të performojë Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Nata e dymbëdhjetë” nga autori William Shakespeare, nën regji të Ilir Bokshit.

Nata e 12 është një nga komeditë më të mira të shkruara nga W.Shekspiri në të cilën në mënyrë autentike dhe komike flet për dashurinë dhe çmendurinë. Binjakët vëlla e motër Violla dhe Sebastijani, ndahen kur anija me të cilën udhëtojnë fundoset. Secili nga ata dy, beson se tjetri është fundosur bashkë me anijen.

Pas fundosjes Viola shpëtohet dhe vendoset në vendet ilire, ku vishet si burrë, dhe paraqitet me emrin Cezario, ku edhe hyn në shërbim të Dukës së Ilirisë, Orsino. I cili është i dashuruar në Konteshën Olivia, e cila refuzon dashurinë e tij. Viola dashurohet në të, në ndërkohë që Duka e llogaritë në të, si aleat të tij, i mashtruar nga maska e saj mashkullore. Që farsa e Viollës të jetë edhe më dramatike, Sebastijani vëllai i saj binjak, paraqitet në skenë, i dashuruar në Konteshën Olivia.

Vepra ilustron xhelozinë, ndërrim të identiteteve dhe paraqitje të rrejshme, të cilat pasojnë me duele, mosmarrëveshje, situata konfuze mes personazheve. Fundi i kësaj pjese karakterizohet me shthurjen e farsës nga personazhet, paraqitja e identiteteve të vërteta dhe ndjenjat që kanë për njëri tjetrin dhe përfundim e lumtur të këtyre historive të dashurisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button