Fyle: Reformat, KE ndan 81 milion euro për Shqipërinë

Komisoni Evropian bëri sot të ditur se do të investojë 81 milion euro për të mbështetur financiarisht përpjekjet për reforma të Shqipërisë. Fondet do të përdoren për të adresuar prioritetet kyce të tilla si reformat në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformat në sistemin e administratës publike. 

Ato gjithashtu do të ndihmojnë për të përmirësuar infraskturën e transportit, në modernizimin e sistetmit të ujit etj, bëri të ditur në një deklaratë për shtyp Komisioni Europian. 

“Për disa vite, qytetarët shqiptarë kanë treguar mbështetje të fortë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ata e dinë se jeta e tyre do të përmirësohet teksa vendi të ecë përpara drejt integrimit në BE deklaroi komisioneri për zgjerimin Shtefan Fyle. 

Ai theksoi se “progresi i mëtejshëm do të varet në kapacitetin e Shqipërisë për të forcuar objektivin e përbashkët kombëtar dhe cuarjen përpara të reformave. Bashkimi Europian është i angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë këtë qëllim dhe unë kam besim se programi do të inkurajojë në mënyrë të dukshme ritmin e reformave në Shqipëri” deklaroi komisioneri Fyle./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button