Të dhënat personale në Maqedoni do të ruhen nga kompani private

Kompani private të marrin një pjesë të kompetencave të Drejtorisë për mbrojtjen e të të dhënave personale është pjesë e propozim- ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndryshime të cilat i paralajmëroi drejtori i Drejtorisë, Dimitar Georgievski.

Sipas tij, Maqedonia është një nga vendet e rralla që e zbaton sistemin e kontrollit të jashtëm të mbrojtjes së të dhënave personale.
 
“Kjo është e rëndësishme për Maqedoninë për shkak të sigurimit të klimës afariste, sigurinë e kompanive të cilat mbështeten në sistemet informatike, ndërsa ajo është në formë më të madhe. 

Drejtoria duke shfrytëzuar përvojat spanjolle dhe holandeze propozoi plotësime të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale me kritere që kanë të bëjnë në bartjen e një pjese të kompetencave në sektorin privat”, deklaroi Georgievski.

Kur flasim për revizion të mbrojtjës së të dhënave personale flasim për disa nivele për sigurinë e të dhënave, thekson Georgievski duke sqaruar se revizionet do ti kryejnë kompani nga sektori privat.

Lajme të ngjashme

Back to top button