Telefoni i prishur, çfarë thotë mashkulli, ja çfarë dëgjon femra

Se femrat janë krijesë e komplikuar nuk është ndonjë zbulim, por me disa gjëra të thjeshta është e lehtë t’i kënaqni ato. Për të shmangur situata të tilla është mirë ta dini mënyrën se si femrat i dëgjojnë disa gjëra të cilat mashkulli i thotë.

Mashkulli thotë: Dukesh e lodhur
Femra dëgjon: Nuk dukesh tërheqëse
Një deklaratë e tillë te femrat tingëllon se ajo nuk është në shkëlqimin e saj më të mirë dhe se nuk duket mirë. Do të duhet të shpreheshit me një pyetje më subtile si: “A është gjithçka në rregull”?

Mashkulli thotë: Vërtetë je dobësuar
Femra dëgjon: Dikur ishe me mbipeshë
Femra e cila është munduar shumë dhe ia ka dalë t’i humb kilogramët shtesë kjo do të mund të tingëllon te se më parë nuk ishte e bukur. Më mirë t’i thoni “Dukesh fantastike”.

Mashkulli thotë: Dukesh mirë për vitet që ke
Femra dëgjon: Je e vjetër dhe përpiqesh shumë për t’u dukur e re
Mosha e femrës është temë e ndaluar, kjo shkruan edhe në bonton. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shaka apo kompliment, kurrë mos përmendni moshën.

Mashkulli thotë: Çfarë ke bërë me flokët?
Femra dëgjon: Stili i ri i flokëve është katastrofë
Komentet si “dukesh ndryshe” apo “diçka ke ndryshuar tek vetja” lini thellë në kokën tuaj dhe mos lejoni të dalin nga aty. Femra këtë mund ta kuptojë si painteresim tuajin. Provoni me “ky stil të shkon për shtati”.

Mashkulli thotë: Mua më duken njësoj

Femra dëgjon: Nuk më intereson
Nëse femra ju pyet cila bluzë i shkon më mirë, përpiquni të thoni diçka. Madje edhe nëse është njësoj apo nuk vëreni dallimin. “Ajo e para të shkon më shumë” mjafton.

Burimi: idividi

Lajme të ngjashme

Back to top button