Presin raportimin e Thaçit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pritet që gjatë kësaj jave në mënyrë të entuziazmuar të vazhdojë me praktikën e informimit të krerëve institucionalë dhe spektrin politik opozitar, në përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, për takimin e dytë që ka pasur me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Shefi i qeverisë kosovare, Thaçi, pritet që menjëherë nga dita e sotme në takime veç e veç ta njoftojë presidenten e vendit, Atifete, Jajhaga, kryeopozitarin Isa Mustafa, nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala dhe Kuvendin e Kosovës, por nuk dihet nëse kësaj radhe do ta informojë edhe kryekuvendarin Jakup Krasniqi, të vetmin që e ka shpërfillur herën e kaluar, ashtu sikurse edhe Vetëvendosjen e Albin Kurtit, lidhur me takimin me Daçiqin, shkruan “Zëri”.

Ajo që dihet deri më tani është vetë gatishmëria e shprehur nga kryeministri Thaçi, për të raportuar para Kuvendit rreth takimit të dytë që ka pasur në kryeqytetin evropian me homologun e tij serb, Ivica Dacic, takim ky që është ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button