Fiorentina i mban leksion Milanit (VIDEO)

Milani është thelluar edhe më shumë në krizë pas disfatës me rezultat 3-1 të pësuar nga Fiorentina në sfidën e zhvilluar të dielën në San Siro.

Milani kishte dominimin në posedim, por u tregua joefikas në realizimin e aksioneve, ashtu dhe konkretizimin e tyre. Këtë mjaft mirë e bëri Fiorentina.

Pas një rivënie anësore më së miri në zonë u gjend ish-mesfushori i Milanit, Alberto Aquilani, i cili shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Violas.

Në minutën e 35-të akorodohet penalti për Milanin, të cilën dështon ta realizojë Alexandre Pato.

Fiorentina e shfrytëzoi gabimin Rossoner duke shënuar për 2-0 me anë të Borja Valeros (38’).

Në pjesën e dytë Milani tentoi rikthimin me anë të Giampaolo Pazzinit (60’), i cili shënoi për 2-1 duke mbajtur në lojë ekipin e tij.

Fiorentina dy minuta pa përfunduar takimi shënoi dhe goiln e fitores për 3-1, kurse realiztor ishte El Hamdaoui.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi dhe Fiorentina me plot sukses arriti të marrë tri pikët nga San Siro që ia forcojnë pozitën e katërt me 24 pikë, një pikë më pak se Napoli që është në vendin e tretë.

Milani mbetet në kuotën e 14 pikëve në vendin e 12-të, vetëm katër pikë më shumë se sa zona që dërgon në Serie B.

Lajme të ngjashme

Back to top button