Pranuan pavarësinë e Kosovës midis Beogradit

Lëvizja popullore serbe “Nasi” (Tanët) përmes një shkrese, që i ka dërguar të shtunën kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhë zëvendëskryeministrit Aleksanadar Vuçiq, ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër të arrestojnë përgjegjëset e organizatës “Gratë në të zezë”, të cilat më 9 nëntor në Beograd, në protestën antifashiste “Pranoj”, kanë mbajtur në duar transparentin “Pranoj pavarësinë e Kosovës”.
Në kërkesën e Lëvizjes “Nasi” konstatohet se e gjithë protesta “ka qenë e përshkuar me urrejtje ndaj popullit serb duke madhëruar falsifikimin e historisë”.

“Ndër të tjera kishte transparente, ku shkruante ‘Pranoj se Draza Mihajloviç ka qenë kriminel lufte’, ‘Pranoj se turpërohem se president i vendit është lideri çetnik’, ‘Pranoj se, edhe para shqiptimit të aktgjykimit,Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç janë kriminelë të luftës’, kurse Srebrenica është vend i gjenocidit”, thuhet në kumtesën e lëvizjes “Nasi”, transmetojnë mediat serbe.

Kjo lëvizje i përkujton udhëheqësit shtetëror se organet kompetente duhet të veprojnë sipas Kushtetutës, duke vlerësuar se Gratë në të zezë, kanë shkelur nenin 306 të Kushtetutës së Serbisë, “me pranimin e kapitullimit dhe okupimit të Serbisë”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button