Të dënohet arbitri i ndeshjes Juve -Inter

Arbitri Paolo Tagliavento do të paguajë për gabimet e tij në derbin ndërmjet Juventusit dhe Interit – ka thënë shefi i Organizatës së gjyqtarëve italianë, Marcello Nicchi.

Tagliavento dhe ndihmësit e tij ishin në shënjestër të kritikave, pasi nuk e anuluan golin e Bianconerëve që erdhi nga pozita jashtë loje, si edhe për mosdhënien e kartonit të dytë të verdhë dhe përjashtimin e Stefan Lichtsteiner.

Përkundër këtyre gabimeve, Interi arriti të triumfojë në Juventus Stadium me rezultat 3-1 duke ndërprerë rekordin prej 49 ndeshjes pa humbje të Zonjës së Vjetër.

“Asgjë nuk fshihet prapa këtyre gabimeve të dukshme. Ato ndodhin dhe është normale. Megjithatë, atëherë kur ndodhin personi që i ka bërë duhet të përballet me pasojat. Tagliavento do të paguajë për lëshimet e tij, por ai do të vazhdojë të jetë gjyqtar në Serie A”.

“Asnjë gjyqtar nuk është i përfshirë në ndonjë nga skandalet e basteve që po e tronditin Italinë qe një kohë dhe si organizatë jemi krenarë për këtë”, ka deklaruar Nicchi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button