Kush vjedh dhe gënjen, në tavan, në kashtë flen

Një nga pjesët më interesante për lexim në librat fetarë janë manualët për njohjen dhe identifikimin e profetëve, evliave dhe mrekullive të rrejshme. Aty ka disa rregulla, kritere, karakteristika dhe shenja nga të cilat lehtë mund të bëhet dallimi i të vërtetës nga e rrejshmja. Disa nga këto shenja janë detaje aq të imëta sa që duhet deri në fund të jenë identike rrethanat në kontestin e caktuar, që të mund sipas tyre të orientohemi për vërtetësinë dhe sinqeritetin e ndonjë fjale ose veprimi. Por ka edhe rregulla dhe kritere tjera gjenerale të cilat janë jashtëkohore, gjithmonë dhe kudo të zbatueshme. Të tilla, për të cilat madje edhe agnostikët të cilët nga dembelia deklarohen si ateistë, do mund të thoshin: funksionon, ndonëse unë nuk besoj?!

Ato rregulla janë aq gjenerale sa, thjesht, vlejnë prej vjedhjes në peshore e deri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe gjithsesi, njerëz jemi edhe sipas Aristotelit, edhe në politikë.
Për shkak të përkufizimit të hapësirës këtu do mundohem të përcjell diçka nga një prej këtyre rregullave të përgjithshme. Edhe atë nga rregulli që të ndiqet dhe shihet, nëse dhe sa, nga veprat e bëra dhe fjalët e  thëna, janë për vetë ata njerëz dhe, ose, për fitim të tyrin personal. Kurse, si dhe sa prej të bëmave dhe të thënave janë, vërtetë, për atë tjetrën përveç atyre vet. Çkadoqoftë ajo tjetra veç tyre: ideale, vlera, fe, komb, kauzë apo mision. Ashtu, rregulli i parë që të shndërrohet guri, hekuri ose bakri në ar, në alkimi ishte që kjo të mos bëhet për vetë atë njeri. Legjendat për alkimistët na tregojnë se, ata këtë gjë, kanë mundur ta bëjnë për të tjerët, por, asnjëherë atë “ari” nuk kanë mundur ta bëjnë për vete apo për përdorim të tyrin personal.
Ky është ai rregulli të cilin njerëzit çdo ditë, me intuitë, e zbatojnë në marrëdhëniet e tyre me tjerët. Shohin se kush dhe çfarë dobie ose interesi ka ose mund të ketë. Kur të shohin se atë nuk e ka, vetëm atëherë mund të binden në sinqeritetin dhe vërtetësinë e lidhjes ose marrëdhënies së caktuar. Sipas këtij rregulli njerëzit miqësohen, dashurojnë, punojnë por edhe votojnë.

Sigurisht që profetë, evliat si dhe lidhje dhe marrëdhënie të rrejshme ka kudo dhe gjithandej. Por ato, prapëseprapë më së shumti hasen te gjëja më e kërkuar ndër njerëzit: pushteti dhe forca. E ajo është sot politika, aty ku disa njerëz kanë mundësinë që të kenë pushtet joproprocional që të kenë forcë, të cilën, sipas kritereve natyrore dhe normale asnjëherë nuk do e kishin patur. Të tillë sigurisht që ka edhe në radhët e opozitës, tek ata të cilët gabimisht kanë kuptuar se kjo punë mund të ecë edhe kështu si e çojnë: punë pasdreke?! Por, sigurisht që më së shumti janë në pushtet dhe në pozitë ku ka edhe personazhe si ky Stavrevski, i cili, ja, kuturu radhit numra, në propozim buxhetin e shtetit, kurse në kushte normale, me kësi logjikë virtuale, ai nuk do mund ta mbante as edhe një tezgë për të shitur speca në Bit-Pazar! Për atë mendoj se cilësi ministrore kanë mu pazarxhinjtë të cilët edhe përkundër abnormalitetit të shtetit, shtet ky i cili është mu për qejf të “Skopski Pazar”-it, kanë sukses që ti mbajnë ato tezga. Dhe përveç kësaj, ndoshta pak, por me nder, arrijnë që të fitojnë për të jetuar.

Kreun e BDI-së, nga ana tjetër e pushtetit, nga pjesa e poshtme e pushtetit, gjithsesi se nuk e zbulojmë me kësi rregulla të komplikuara, mistike dhe jashtëkohore. Ato personazhe me biografi akademike, asnjëherë deri në fund të sqaruar, ndoshta nuk kanë patur shkollim të rregullt që të dinë se ato i diktojmë prej karshi, sipas rregullit të artë shkollor: ata që mungojnë pa arsye nga diku, janë prezent pa arsye diku tjetër. Ashtu BDI, në vend të pajtimit “evropian” dhe shënimit të përbashkët të betejës së Kumanovës me vëllaun nga profesioni (Milorad Dodik dhe kontrabanda) ka shkuar që të kontrabandon shqiptari, deri në Zvicër. Por edhe atje me motiv tokësor: si duket shumë të interesuar se kush do bëhet kryetar i komunës së re të Kërçovës, në territoret e të cilës tani do jenë dhe stanet dhe kullosat me numrin më enorm të zmadhuar të dhenve për një sezon, në tërë rajonin. Në Zajaz, Krçovë, Maqedoni ka kope dhensh, të cilat edhe pse janë në numër të shumtë, assesi nuk lajmërohen për të konkurruar në garat bujqësore për të fituar rekordet në blegtori?! Sa mirë do ishte për Maqedoninë që në këtë periudhë të lajmëroheshin edhe këta, që të marrin medaljet e merituara si liderë rajonal në blegtori. Çfarë rasti i pashfrytëzuar për lider të rajonit, në këtë kohë, kur ja të gjithë fqinjët na përqeshin për “Skopje 2014”, nuk na përgjigjen në letrat që ua dërgojmë (Greqia), na përgadisin letra (Bullgaria), ose edhe ndoshta do na padisin për CEFTA ose marrëveshje tjera (Kosova). 

Dhe për në fund a nuk janë ashiqare të diktueshëm politikanët e rrejshëm, sipas asaj se, harrojnë të lexojnë propozim buxhetin ose strategjinë nacionale për kulturë, kurse nga ana tjetër, nuk harrojnë të ndjekin konkurset dhe shpalljet për investime të parapara për mbulimin e harxhimeve në marrjen me blegtori nomade për dhentë, dhitë dhe lopët? Një shpallje kjo, që është e publikuar nga Agjensioni për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Si të i besojmë Ali Ahmetit se me të vërtetë e do Maqedoninë kur nuk konkurron në ato gara rajonale ku, me rekordin personal dhe familjar në blegtori, do kontribuonte për namin regjional të Maqedonisë?

Të jesh çoban është gjë fisnike, edhe si cilësi edhe si profesion. Shumë nga profetët e vërtetë dhe njerëzit e mirë kanë ruajtur dhen. Por, rrena dhe përfaqësimi i rrejshëm është diçka e cila e komprometon edhe politikanin edhe çobanin. Kurse porosia e përbashkët e gjithë moraleve, nga gjitha fetë, religjionet, mësimet dhe filozofitë ishte mu: mos rrej, mos vjedh! Ende si fëmijë, të gjithë neve na e treguan të njëjtin epilog, më të mundshmin: kush vjedh dhe gënjen, morrat dhe zgjebja e kaplojnë, dhe në tavan, në kashtë flen…

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button